Video e Beartit: “Isha xheloz, por nuk bëra lojë”; Reagon Tea

Video e Beartit: “Isha xheloz, por nuk bëra lojë”; Reagon Tea

April 6, 2021 0

Bearti dhe Tea vazhduan replikat në distancë. Ky publikoi sot një video në Instagram ku tregonte arsyet e vërteta të ndarjes. Ai dukej tepër i zhgënjyer nga rrëfimi që Tea kishte bërë.

“Po jam xheloz, s’jam ba xheloz brenda ditës. Unë të kam treguar që në fillim se kjo gjë, kjo gjë më pengon. Kam ardhur kudo për ty se kam dasht një jetë për ty. Ke ba shumë gabime gjatë rrugëtimit tonë prandaj mëke dhanë shumë pasiguri. 

Kjo video është më shumë për ty sesa për publikun Tea. Kishe bërë atë rrëfimin ekskluziv si me qenë reality show i ndonjë seriali killer. S’ka vdekur askush Tea. Ty të ka interesu vëmendja e publikut, jo mua. Sepse, nëse kisha pas unë interes, kisha qenë akoma në “Për’puthen”. Kisha lujt dhe unë lojë siç ke lujt ti Tea. Unë s’kam dashtë që të njollos ty. Ti e din shumë mirë Tea, ti e din shumë mirë”, është shprehur Bearti.

Në përgjigjen e saj Tea i tha:

“Ajo 3.99 euro nuk është vetëm për mua, është e personit dhe e kompanisë që ka aplikacionin. Është hipokrizi të më akuzosh për përfitime personale, kur je ti që bëre profilin privat për të marrë folloëers më tepër dhe je ti që po përdor stilin e Arjon Lulit për të shantazhuar me countdoën, gjithsesi ‘Good Luck’” /revista.one/