(VIDEO) E bëri kastile? Elvana hyn në skenë me gjithë çantën në krah, e harron nga nxitimi
October 10, 2022Këtë herë Elvana Gjata është futur në skenë duke mbajtur edhe një çantë në krah. Disa mund ta narrin si një zgjedhje e guximshme në look-un për performancën dhe shfaqjen përpara fansave. E me siguri rrallë e keni parë, ose nuk e kemi parë tek ndonjë artiste tjetër. Në fakt nuk duket shumë praktike, por të dukurit ndryshe dhe me stil, kërkon edhe sakfrifica.
Disa të tjerë mendojnë se Elvana pasi harroi çantën në dorë, do të na mbushë mendjen se e bëri kastile. Siç u përpoq Noizy ta kalonte incidentin e Stresit, kur ky ia futi një hekuri me kokë duke hyrë në skenë.
Elvana dukej sikur e kishin kapur pa pregatitur në backstage dhe e kishin futur me nxitim në skenë, pa i lënë kohë që të linte cantën në vendin e vet. Ky ishte një detaj që ka të tërhequr vëmendjen mes fansave të saj, sidomos në rrjetet sociale, ku është komentuar shumë.
revista.one/