(VIDEO) Festë kuqezi në Elbasan, pas fitores së Kombëtares

(VIDEO) Festë kuqezi në Elbasan, pas fitores së Kombëtares

September 5, 2021 0

Bori, flamuj kuqezi në duar dhe paradë makinash nëpër rrugët e Elbasanit. 

Kjo është atmosfera e tanishme në qytet, pas fitores së Shqipërisë ndaj Hungarisë. Djemtë tanë kuqezi arritën të fitonin me rezultatin 1-0 ndaj hungarezëve, duke siguruar përkohësisht vendin e 2-të në tabelën e klasifikimit, me 9 pikë të grumbulluara në total.

Golin për përfaqësuesen shqiptare e shënoi sulmuesi Armando Broja. 20-vjeçari nuk e fshehu entuziazmin për golin, por karikoi dhe ekipin duke nënvizuar se ata të gjithë e kanë shijuar fitoren.

revista.one/