(VIDEO) Fjalët e Armando Brojës për golin e tij të parë në Premier League

(VIDEO) Fjalët e Armando Brojës për golin e tij të parë në Premier League

October 16, 2021 0

Armando Broja kishte një ditë të jashtëzakonshme në stadiumin “St Mary”, pasi shqiptari i Southamptonit shënoi golin e tij të parë në Ligën Premier, që doli të ishte fitores ndaj Leeds United.

Trajneri Ralph Hasenhüttl e futi në lojë nga minuta e parë dhe ai ia shpërbleu me gol në minutën e 53-të.

“Ndihem mahnitshëm. Djemtë ishin shumë të mirë sot dhe mënyra sesi ne shtymë përpara dhe iu përmbajtëm planit të lojës, mënyra se si u mbrojtëm”.

“Nuk mund t’i falënderoj djemtë aq sa duhet, ishin të jashtëzakonshëm sot”.

“Siç e thash, unë kam qenë duke ëndërruar për këtë moment që kur isha fëmijë; fillimin tim të parë në Ligën Premier dhe një gol. Nuk mund të kisha kërkuar asgjë më të mirë”.

“Nathan Redmond e asistoi si në pjatë për mua dhe unë vetëm duhej ta përfundoja”, deklaroi shqiptari.

Më tej Broja kishte shumë fjalë të mira për partneritetin me Redmond, duke thënë se ai e ndihmon shumë si në ndeshje ashtu edhe në stërvitje. revista.one/