(VIDEO) Florian Marku flet pas fitores ndaj Luisettos në meçin që zgjati 8 raunde

(VIDEO) Florian Marku flet pas fitores ndaj Luisettos në meçin që zgjati 8 raunde

November 21, 2021 0

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas fitores ndaj Jorick Luisetto në kuadër të IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo të mesme të lehtë.

Fitorja e djaloshit 29-vjeçar nga Lushnja erdhi pas një meçi fantastik të zhvilluar për plot tetë raunde me dominim.

Triumfi erdhi me vendim unanim të gjyqtarëve 78-76, ndërsa pas fitores Marku nuk harroi të falënderoj Zotin dhe të gjithë ata që e përkrahen në këtë meç.

Ky falënderim i boksierit shqiptar erdhi me anë të profilit të tij privat në rrjetin sociale Facebook.

Postimi pa ndërhyrje i Markut 

FALEMINDERIT ZOTIT PER CDO GJE. Faleminderit te gjithe ju qe ishit sot prezent. Edhe te gjith qe me keni ndjekur Live neper TV jam munduar prej raundit te pare per Knockout por nuk erdhi. Rendsi ka fitorja tani do mar pak kohe pushim me familjen dhe nga viti tjeter do kemi ndeshje te medha .Ju falenderoj nga zemra te gjithve per përkrahjen.

revista.one/