Video/ Gara me 2 “superbisha” te mbikalimi i Patokut, gjobitet dhe procedohet penalisht organizatori

Video/ Gara me 2 “superbisha” te mbikalimi i Patokut, gjobitet dhe procedohet penalisht organizatori

November 2, 2021 0

Në një videoje të publikuar në rrjetet sociale, shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar makinat, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor tek “Mbikalimi i Patokut”. Policia ka nisur hetimet për një prej organizatorëve, i cili ishte bërë edhe vetë pjesë e garës.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të Elvis Kosovës, i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.

Shtetasi Elvis Kosova, 35 vjeç, banues në Tiranë është gjobitur me 150.000 lekë të rinj dhe ka filluar procedimi penal për veprat “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Sipas njoftimit të bluve , organizatorët penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuan grumbullime dhe më pas postuan video në rrjete sociale.

revista.one/