(VIDEO) Gara me makina, vajzat xhirojnë gomat në Sheshin “Nënë Tereza”
November 7, 2021Sot në mesditë në sheshin “Nënë Tereza”, është organizuar mini gara me makina nga Illyrius Motosport.
Afërsisht 50 garues nga i gjithë vendi kanë xhiruar gomat në Sheshin “Nënë Tereza”. Po më e veçanta ishte se në garë morën pjesë edhe femrat. Bëhet fjalë për një garë të disiplinës slalom, që përbëhet nga tri kategori: 500 racing, ku garojnë vetëm FIAT 500 ose APART 500; makina auto slalom që janë profesinale dhe sportive; së treti janë kategoria amatore ku hyjnë mjetet e thjeshta të rrugës.
Makinat dhanë spektakël në kryeqytet duke ndjekur pistën e improvizuar me goma rreth sheshit.
Qindra vetë ndoqën garën. Pjesa më e madhe e personave që morën pjesë në event ishin djem. Por nuk mungonin vajzat. Ndiqni videon me poshtë:
revista.one/