(VIDEO) Gazetari grek fyen live shqiptarët me një koment racist, shpërthejnë reagimet

(VIDEO) Gazetari grek fyen live shqiptarët me një koment racist, shpërthejnë reagimet

January 11, 2022 0

“Çfarë ka më të zakonshme se një shqiptar me armë? “Gazetari Nikos Evangelatos habiti dhe provokoi zemërimin e arsyeshëm të përdoruesve të rrjeteve sociale në Greqi.

Gazetari i njohur Nikos Evangelatos hodhi pikëpamjet e tij raciste në “ajrin” televiziv dhe u bë objekti për të qeshur i rrjeteve sociale.

Nikos Evangelatos duke paraqitur raportet e buletinit policor për arrestimin e një keqbërësi e përshkroi si incident ‘normal , sepse personi ka origjinë shqiptare.

Konkretisht ai u shpreh: “ Çfarë ka më të zakonshme se një  shqiptar me armë ? ».

Më pas ai nxitoi më kot të justifikonte deklaratën e tij, duke argumentuar se nuk ishte një koment nacionalist  .

Megjithatë shikuesit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale nuk e “përtypën sanën” dhe e kritikuan gazetarin përmes postimeve të tyre.

revista.one/