(VIDEO) Goditet klani shqiptar në Katalunja, shkatërrohen 23 shtëpi bari, 107 të arrestuar, 1 ton boçe hashashi

(VIDEO) Goditet klani shqiptar në Katalunja, shkatërrohen 23 shtëpi bari, 107 të arrestuar, 1 ton boçe hashashi

September 1, 2021 0

EUROPOL nxjerr videon e operacionit të zhvilluar nga policitë e Spanjës, Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku është goditur një “klan shqiptar” që merrej me kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar në Spanjë ku ka marrë pjesë dhe Policia Shqiptare, shkruan newsbomb.al. I pranishëm atje është dhe kryepolici Ardi Veliu, i cili është duke dhënë një deklaratë të përbashkët me kolegët spanjollë.

Paraprakisht, bëhet me dije se në kuadër të megaoperacionit të përbashkët të koduar “DOBRA”, u godit një grup kriminal në fushën e krimit të organizuar dhe u arrestuan 107 persona të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.

Në këtë megaoperacion janë përfshirë polictë e tre vendeve, Spanjës, Shqipërisë dhe Gjermanisë. Sipas zyrtarëve spanjollë, organizta drejtohej nga trafikantë shqiptarë. Grupi që kishte plantacione dhe shtëpi droge vepronte në zonën e Katalunjës.

“Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me ndalimin e operacionit në këtë stad, por do të vazhdojmë në vendin tonë duke investiguar dhe identifikuar të gjitha pronat që kanë ardhur nga ky aktivitet kriminal, për të gjithë shtetasit e përfshirë. Sepse duke e goditur dhe në pjesën ekonomike, i japim një goditje të fortë këtij grupi, duke e paralizuar atë”, deklaroi Ardi Veliu.

revista.one/