(VIDEO) Granit Xhaka zgjedh kë do të mbështesë për në finalen e Big Brother VIP 

(VIDEO) Granit Xhaka zgjedh kë do të mbështesë për në finalen e Big Brother VIP 

February 13, 2022 0

Granit Xhaka shpreh publikisht mbështetjen për Donald Veshajn si finalist i Big Brother VIP. Futbollisti i njohur ka realizuar një video të veçantë në Instastory ku ka veshur një bluzë me emrin e Donaldit. “Donald, si fillim më li të flas. Suksese në finale jemi me ty, forca!” -thotë ai.

Zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Aktori ka marrë mbështetje të madhe sidomos nga figurat publike, si Mozzik, Blerim Destani, Stresi, Don Xhoni, etj.

Së fundmi listës i është bashkuar edhe Granit Xhaka.

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.

revista.one/