(VIDEO) “Hape derën, ore B…q!”, momenti kur u ikën Benzi, policët shtrijnë në tokë gazetarin në vend të kriminelit

(VIDEO) “Hape derën, ore B…q!”, momenti kur u ikën Benzi, policët shtrijnë në tokë gazetarin në vend të kriminelit

July 27, 2021 0

Dështon operacioni i Forcave Speciale të Policisë që u zhvillua sot në mesditë pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë. Makina luksoze me xhama të zinj ndalohet nga Forcat Speciale, të cilët i kërkojnë të hapin derën, por shoferi i jep gaz mjetit dhe largohet me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e tyre.

Të irrituar që u iku personi që kërkonin të kapnin, policë ia nxorrën inatin një gazetari që po filmonte operacionin. Pamjet e filmuara nga gazetari Ergys Gjençaj u bënë shkak për incidentin me policinë. Ata e shtrine përtokë për disa minuta dhe e trajtuan si bashkëpunëtor të trafikantëve të drogës. Me gjithë ndërhyrjet e gazetares Klodiana Lala, policia e ka mbajtur për disa minuta gazetarin përmbys me duart pas koke. revista.one/