(VIDEO) “Hej mos u mërzit…”, Brilant Martinaj duke kënduar këngën e  Stresit

(VIDEO) “Hej mos u mërzit…”, Brilant Martinaj duke kënduar këngën e  Stresit

July 18, 2022 0

Viktima i masakrës së Fushë-Krujës, Brilant Martinaj ka pasur njohje jo vetëm me emra të botës së krimit, por edhe me personazhe të famshëm shqiptarë.

Një prej tyre është reperi Stresi, me të cilin duket se ka pasur miqësi të ngushtë. 22-vjeçari dhe reperi kalonin kohë nën shoqërinë e njëri-tjetrin dhe publikonin video në rrjetet sociale.

“Zemra e vëllait, krejt botën ma përmbyse”, shkroi Stresi gjatë ditës së djeshme në një postim në Instagram, ku publikoi edhe disa mesazhe të shkëmbyera me viktimës.

Ndërsa ditën e sotme reperi publikoi një video të Brilant Martinajt që këndon nën ritmet e muzikës së tij: “Mos u mërzit, mos u mërzit, kështu e ka jeta, kështu e bëjmë dit për ditë”.

22-vjeçari u ekzekutua në një atentat mesditën e së dielës (17 korrik) së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

revista.one/