VIDEO-Heroi austriak shpëton çiftin turk, gjatë përmbytjes në Hallein të Austrisë

VIDEO-Heroi austriak shpëton çiftin turk, gjatë përmbytjes në Hallein të Austrisë

July 19, 2021 0

Një akt heroik i një burri austriak i cili ua shpëtoi jetën e një çifti turk në qytetin austriak Hallein. Hallein, një qytet afër kufirit të vendit me Gjermaninë, ishte një nga vendet më të goditura nga përmbytjet e kësaj jave, ku humbën jetën dhjetëra vetë në Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës.

Kur reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në qytet, Salih dhe Ayşe Karaaslan e gjetën veten përballë një zgjedhjeje të vështirë: të kalonin rrugën ku ndodhej restoranti i tyre për të arritur një vend të sigurt kur përmbytjet filluan të përfshinin vendin ose të qëndronin aty.

Ata vendosën të kalonin nëpër ujërat e furishme, vetëm për t’u bartur nga rryma e fortë.

Në atë moment, fqinji i tyre Alexander Eisenmann u hodh në ujë dhe e tërhoqi çiftin në një vend të sigurt pas një beteje të rëndë.

Videoja e shpëtimit u nda nga zëvendësministri i Jashtëm turk, Yavuz Selim Kıran, i cili gjithashtu lëshoi një falënderim në internet për Eisenmann, me një mesazh vlerësimi në gjermanisht. “Veprimi heroik i Eisenmann, i lindur nga përgjegjësia humanitare, vlen të vlerësohet. Ne i japim falënderimet më të përzemërta”, ka shkruar Kıran në Twitter.