Vendosën Himnin pas orës 22:00, policia lë të lirë pronarët e bizneseve në Lungomare, priten me brohoritje

Vendosën Himnin pas orës 22:00, policia lë të lirë pronarët e bizneseve në Lungomare, priten me brohoritje

July 19, 2021 0

Personat që u shoqëruan nga policia e Vlorës, në komisariat janë lënë të lirë. Lirimi i tyre u bë nga ora 02:35 e mëngjesit të sotëm.

Biznesmenët kanë protestuar para drejtorisë së policisë së Vlorës kundër dhunës policore derisa u bë lirimi i katër personave të shoqëruar. Pas lirimit të kolegëve të tyre, qytetarët që ishin para komisariatit kanë shpërthyer në brohoritje.

Protesta e tyre nisi mbrëmjen e djeshme për shkak të masave anti covid. Kjo protestë ishte e paralajmëruar pasi ditë mëparë ata i dërguan një letër Ramës, në të cilën kërkonin që të ndryshoheshin masat e vendosura. Pritet që protesta të vijojë dhe ditën e sotme.

Ndërkohë pamje të rënda vijnë nga protesta e mbremsh,e biznesmenëve në Lungomare. Në videon më poshtë shihet efektivi i policisë i cili ka ndaluar një nga pronaret dhe po përpiqet që ta mbajë nën kontroll. Mënyra e që ai zgjodhi, ishte që t’ja vendoste kokën nën bark, në mënyrë që ti vendoste prangat dhe ta dërgonte në furgonin që po priste ngjitur.

Në ndihmë të efektivit vjen dhe një punonjëse tjetër e cila e mban nga krahu tjetër.

“Mos e kap atë më dorë. Ajo është motra jonë. Mos e prekni! Çfarë bëni? Po kapeni me një femër. Mos e prek!,”-dëgjohet në video.

revista.one/