(VIDEO) Humbi këmbët nga minat gjatë luftës në Ukrainë, martohet në spital 23-vjeçarja

(VIDEO) Humbi këmbët nga minat gjatë luftës në Ukrainë, martohet në spital 23-vjeçarja

May 2, 2022 0

Janë bërë virale disa pamje ku duket një çift ukrainas duke kërcyer në dasmën e tyre në një spital në Lviv.

Videoja, e shpërndarë nga Euromaidan Press tregon dhëndrin Viktorin teksa mban në krah bashkëshorten e tij. Nusja 23-vjeçare Oksana humbi këmbët e saj pasi një minë shpërtheu gjatë luftës në Ukrainë.

Që atëherë, çifti është evakuuar nga Lysychansk në Lviv në Ukrainën perëndimore.