(VIDEO) Infermieret zbaviten rrahur të moshuarën në azil! Arrestohen dy prej tyre

(VIDEO) Infermieret zbaviten rrahur të moshuarën në azil! Arrestohen dy prej tyre

November 2, 2022 0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.

“Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”, dëgjohet infermierja e cila shihet derisa e godet me shuplaka, kurse koleget e saja dëgjohen duke qeshur.

Qytetarët janë shprehur të tronditur nga pamjet, derisa u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa.

Raportohet se dy nga punonjëset që dhunuan të moshuarën janë vënë në pranga.

Prokuroria ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Pejës.

revista.one/