(VIDEO) “Kush e kërcen napolonin”, Almeda kujton kohën kur e “digjte” me Tolgahan-in

(VIDEO) “Kush e kërcen napolonin”, Almeda kujton kohën kur e “digjte” me Tolgahan-in

October 26, 2022 0

Almeda Abazi kujton dasmën e saj duke postuar kërcimin e “Napolonit” me bashkëshortin e saj nga Turqia. Në intervistën e fundit virtuale, nuk kanë munguar pyetjet e ndryshme nga fansat e saj të shumtë, mes tyre edhe për aftësitë e saj të kërcimit.

“A keni kërcyer kërcime tradicionale shqiptare?”- e pyet një fans/fanse Almedën

Në përgjigjen e saj, modelja ka ndarë një fragment në Instastory nga dasma e saj vite më parë, duke kërcyer së bashku me partnerin e saj turk, Tolgahan-in.

Kujtojmë që Almeda ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, të quajtur Efehan dhe Alina me aktorin e njohur turk.