(VIDEO) Leo Messi debuton si aktor në serialin e famshëm televiziv “Los Protectores”

(VIDEO) Leo Messi debuton si aktor në serialin e famshëm televiziv “Los Protectores”

June 10, 2022 0

Leo Messi është një ndër futbollistët më të famshëm në mbarë botën, jo në pak raste ai është zgjedhur të jetë imazh i shumë markave të njohura duke i përfaqësuar ato për disa vite.
Por futbollisti nuk është ndalur vetëm me kaq, atë të qënit vetëm imazh i një reklame por është përfshirë në një projekt kinematografik, pra Messin tashmë do e shohim dhe si aktor.

Ai është përfshirë në një projekt televiziv, në një nga dramat më të famshme Argjentinase” Los Protectores”,e cila po fiton shumë popullaritet në Argjentinë duke pasur shumë shikueshmëri, futbollisti do të jetë në sezonin e dytë ku do të ketë një paqraqitje të shkurtër.
Ky serial do të publikohet në vitin 2023 ku do mund të shohim dhe interpretimin e tij.Skenat futbollisti i ka rregjistruar pasi këto imazhe janë bërë publike dhe nga vetë regjisori i serialit.

Për shkak të profilit të tij të lartë, Messi është shfaqur në një sërë reklamash për kompani të ndryshme, nga reklamat e ushqimeve, te klipet e Pepsit si dhe në kampanjën e fundit për Lay’s. Dhe sigurisht, gjithçka tjetër lidhet me Adidas, si sponsorin e tij më të madh.

Megjithatë, futbollisti tani ka marrë pjesë në një projekt që është shumë i ndryshëm nga ai që jemi mësuar të shohim. Ai tani ka pasur një rol në një serial televiziv.

Messi do të bëjë një paraqitje të shkurtër në sezonin e dytë të dramës argjentinase “Los Protectores”, e cila po fiton një popullaritet të madh në vendlindjen e tij.

Skena e tij tashmë është xhiruar dhe ka përfunduar vetëm pak ditë më parë.

Sezoni i dytë i “Los Protectores” u xhirua në një sërë vendesh duke përfshirë Buenos Aires, por Messi e realizoi atë në Paris, në shtëpinë e tij që kur nënshkroi me PSG-në verën e kaluar.

revista.one/