(VIDEO) Luizi konfirmon shtatzëninë e Kiarës në këngën e re, zbulon gjininë

(VIDEO) Luizi konfirmon shtatzëninë e Kiarës në këngën e re, zbulon gjininë

November 22, 2023 0

Luiz Ejlli ka publikuar këngën e tij të fundit, të titulluar “Frymë”. Këngën siç duket ia ka kushtuar vajzës së tij, që ende nuk ka lindur.

Prej javësh kanë qarkulluar lajme në media të ndryshme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë. Por nuk kishte ende një konfirmim apo hedhje poshtë të këtyre zërave nga çifti, të paktën deri më tani.

Kënga erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit. Por ajo që ra më shumë në sy ishte dhe klipi. Në “Frymë”, Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me një videoklip mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Kjo këngë do të mbetet si një kujtim i paharraueshëm i tyre kur të vijë në jetë dhe vogëlushja. Ndiqeni më poshtë këngën më të re të Luizir, “Frymë”.

Në videoclip janë ndarë disa nga momente të ëmbla të shtatzanisë së Kiara Titos, përfshirë momentin kur Luizi e merr lajmin, gender reveal party e momente tjera.

revista.one/