VIDEO/ Masakër në Velipojë, 4 të vrarë, 2 plagosur, flet drejtori i policisë: Sherri për sipërfaqet e plazhit

VIDEO/ Masakër në Velipojë, 4 të vrarë, 2 plagosur, flet drejtori i policisë: Sherri për sipërfaqet e plazhit

June 27, 2021 0

Një konflikt i armatosur, gjysmë ore pas mesnatës, shkaktoi masakrën në plazhin e Velipojës. Bëhet fjalë për 4 persona të vrarë mes tyre një djalë 20 vjeç.

Policia e Shkodrës informon se dy personat e plagosur, njëri prej tyre adoleshent dyshohet se janë autorë të përfshirë në përplasjen me armë.

“Më datë 27.06.2021, rreth orës  00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë,  shtetasit K. V. 59 vjeç,  Xh. G. 25 vjeç ,  E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe  E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur” informoi policia në një njoftim zyrtarë të shpërndarë për mediat në orën 04:00 të mëngjesit të 27 qershorit.

Drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj dha një prononcim për medien mbi vrasjen e rëndë.

“Rreth orës 00:30 ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë kriminale para hotel Gocaj. Për shkak të një konflikti me armë të çastit për motive të dobëta, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi sipërfaqet me rërë ku vendosen shezllonët, kanë mbetur të vrarë Myzerim Zeneli,Kujtim Verracaku (Ferracaku) Edmond Gocaj Xhovani Gocaj. Dy te plagosur: Elmidin Dyli,Hasan Verracaku. revista.one/