Video mbi varrin e stërgjyshes, Megi Pojani tregon se çfarë i thanë prindërit

Video mbi varrin e stërgjyshes, Megi Pojani tregon se çfarë i thanë prindërit

April 25, 2023 0

Megi Pojani ka qenë e ftuar në “Wake Up” për të sqaruar videon e saj që ka dalë së fundmi në rrjetet sociale.

Ajo u pa në këtë video mbi varrin e stërgjyshes së saj duke bërë shaka dhe duke kërcyer, gjë që ka ngjallur mjaft zemërim në publik. Ajo i ka kërkuar falje të gjithë njerëzve që janë prekur nga kjo video, por shpjegon se nuk ka qenë qëllimi i saj të tallet dhe aq më pak me familjarët e saj.

Ajo ka shpjeguar se me të ëmën dhe motrat shkon rreth 2-3 herë në vit tek varrezat për të pastruar varret e të afërmeve të saj. Por fakti që e ëma e saj qan sa herë që shkojnë, kjo nuk i pëlqen dhe përpiqet që të ç’dramatizojë situatën, duke bërë shaka për t’i rikthyer buzëqeshjen të ëmës.

Madje sipas saj, ajo dhe motrat e saj janë terapia më e mirë e së ëmës dhe do përpiqet që ta bëjë të ndihet mirë sa herë. Përsa i përket reagimit të të atit pas kësaj video, Megi shprehet se ai është njësoj si ato  që përpiqet gjithmonë që të bëjë familjen të lumtur dhe të qeshë.

Blendi Salaj: Të kanë thënë gjë prindërit lidhur me këtë?

Megi Pojani: Të jem e sinqertë prindërit e mi e kuptojnë. Mami im e kupton, se ne jemi terapia më e mirë e asaj gruaje dhe do këmbëngul dhe do përpiqem deri në fund se unë e di që na ka vetëm neve dhe për këtë arsye, për çdo gjë që ne të kemi në dorë që ajo të ndihet më mirë unë do e bëj. Pastaj babi im është njësoj si ne, në kuptimin që për familjen jemi aty dhe përpiqemi gjithmonë të ngremë dhe karikojmë njëri-tjetrin. E përsëris kam marrë shumë mesazhe për këtë, sigurisht shumë mesazhe urrejtje, por edhe mesazhe njerëzish që e kuptojnë. Jo të gjithë njerëzit e përjetojnë dhe menaxhojnë dhimbjen në të njëjtën formë. Ky ka qenë një rast që unë kam qenë shumë neutrale, pra është një njeri që unë nuk e kam njohur, një njeri që mamaja ime e ka dashur, që familjarët e mi kanë pasur një respekt të veçantë, por unë nuk e kam njohur. Në momentin që ti je kaq e ftohtë edhe me dhimbjen, mbase e ke më të thjeshtë.

Blendi Salaj: E kuptoj, nuk e kishe për qëllim që të talleshe.

Megi Pojani: Absolutisht jo, bëhet fjalë për familjen time, nuk do ta bëja.

Megi Pojani për ish-banorët e “BBV”: Jam habitur! Tjetër gjë thonë në studio, e tjetër gjë në kafe

Ajo moderon “Fan Club” çdo të diel, ku pret banorët që dalin nga shtëpia e “Big Brother VIP”. E pyetur se kush i ka lënë më shumë përshtypje në intervistat që ka bërë me ta, Megi refuzon të japë emra, por shprehet se ka ndodhur që disa nga banorët, thonë gjëra të tjera në studio dhe gjëra të tjera në kafe.

Blendi Salaj: Ti ke pritur kur dalin nga shtëpia të gjithë këta personazhe. Ti je e para që i pret në “Fun Club”, të dielën. Kush të ka lënë më shumë përshtypje nga këto intervista që ke bërë me këta të dalët nga shtëpia?

Megi Pojani: Nuk vlen për të përmendur emra specifik, por po, ka patur raste që tjetër gjë dëgjoj në studio dhe tjetër gjë dëgjoj tek kafja pas programit. Ka patur shumë raste të tilla.

Blendi Salaj: S’janë gjithmonë të vërtetë do të thotë?

Megi PojaniPo mesa duket, edhe unë kështu u habita.

Ndërsa përsa i përket Deas e cila është shoqja e Megit, ku kanë luajtur bashkë dhe në një serial, ajo shprehet se në fillim ishte skeptike me hyrjen e saj sepse mendonte që është shumë e qetë për atë program. Por tani Dea i pëlqen shumë se si është shfaqur brenda shtëpisë së Big Brother.