(VIDEO) MC Kresha thërret ezanin në xhaminë e Mitrovicës

(VIDEO) MC Kresha thërret ezanin në xhaminë e Mitrovicës

April 25, 2022 0

Reperi mitrovicas, Kreshnik Fazliu i njohur si “MC Kresha” është parë ditën e djeshme në një xhami në Mitrovicë duke thirrur ezanin. 

Në një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” nga faqja “Qyteti i Mitrovicës” shihet reperi duke thirrur ezanin.

Kreshnik Fazliu, ka theksuar disa herë se është një mysliman i devtsohëm dhe mjaft i përkushtuar ndaj riteve fetare, veçanërisht në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Ai ndërkohë përmes rrjeteve sociale, u ka bërë të ditur fansave se do të vazhdojë të jetë aktivë në muzikë, duke kënduar nëpër koncerte të ndryshme, kryesisht me mikun e tij Lyrical Son. revistaone/