(VIDEO) “Më mungojnë të qeshurat…”/ Habit Arjan Konomi, kërkon lirimin e Cllevios: Njeri me kulturë të pasur

(VIDEO) “Më mungojnë të qeshurat…”/ Habit Arjan Konomi, kërkon lirimin e Cllevios: Njeri me kulturë të pasur

July 7, 2022 0

Përmes një videoje të publikuar në Instagram Arjan Konomi ka kërkuar lirimin e Kleviol Ahmetit i njohur nga të gjithë si Cllevio.

Në videon në fjalë ai dhe Cllevio shihen të qeshur me njëri-tjetrin gjatë një videoje live që kanë bërë më herët në TikTok. Arjani shkruan se i mungon shumë miku i tij si dhe diskutimet që bënin së bashku për historinë, filmat etj.

“Cllevio na mungon miku im! Te qeshurat tona me gjithe shpirt, humori dhe diskutimiet mbi historine, filmat, mbi Marta Goebblesin dhe Anna Bolenen. E mbi te gjitha Natali Portman. Shpresoj te te shoh sa me shpejt! Zoti te ndihmofte ty dhe shpirtin tend te paster e te vertete! Perfundoftë sa më shpejt kalvari yt o njeri me zemer, mendje dhe kulturë të pasur!“– shkruan ai në postimin e tij.