(VIDEO) Megi Pojani në skena të nxehta në krevat me Jurgenin, marrin kritika të forta
October 15, 2022Megi Pojani ka dhuruar show mbrëmjen e të premtes me kërcimin e saj me Jurgenin, në një tango befasuese, në shtrat, me lëvizje sensuale dhe provokuese.
“Pashë ca skena që dhe Rocco Siffredi do i kishte zili po hajde t’i kalojmë meqe nuk duhet ti komentojmë”, ishte komenti i Armand Pezës.
Rocco Siffredi është një aktor, regjisor dhe producent pornografik italian.
Gjatë kërcimit në momentet e fundit, çifti kishte zgjedhur një detaj për të tërhequr vëmendjen, kur Megi, mbi balerinin, e kafshon atë dhe “lahet” në gjak.
“Tjetra ishte një përpjekje e mirë për ta vjedhur shoun dhe ia arrite. Pranoj që je më mirë se sa javën e kaluar në kërcim. Ishit mirë”, tha Peza i cili më pas u përfshi në disa replika me balerinin dhe Megi Pojanin.
“Qëllimi ishte të më hante”, tha balerini, Jurgeni.
“Unë pata problem ca gjëra që na ndodhën me kopsat dhe getat e ky është shqetësimi im kryesor”, tha Megi në përgjigje të replikave.
“Jurgen ti e di mirë se skena e pranon erotizmin, por kam shijet e mia si cdo person. Unë jam profesionist e do doja të ishte pak, ka një moment kur njeriu mund ta kontrollojë veten, nuk po them se ishte kaq e fortë sa radhën tjetër por nëse do hyja në momentin teknik, hapat e tangos ishin shumë pak të theksuara, nuk kishte theksin e tangos. Po flas vetëm për momentin e teknikës”, tha Kledi Kadiu.
revista.one/