(VIDEO) “Mendove se do të të hidhesha në krahë?”/ “Shpërthen” Bora Zemani

(VIDEO) “Mendove se do të të hidhesha në krahë?”/ “Shpërthen” Bora Zemani

July 9, 2022 0

Një video e moderatores Bora Zemani po bën xhiron e rrjetit. Ajo postoi një video në TikTok ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”, specifikisht në një dialog mes Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit.

“Po mirë mo idjot. Kur ne nuk jemi ndarë akoma në gjykatë si do martohesha prapë unë. Hë mo!! Po çfarë mendove ti mo çfarë mendove?? Që do ndalojë dasmën si nëpër filma që do të të hidhesha në krahë do qaja. Çfarë? Çfarë mendove ti? Rri tani se na turpërove, lamë nam këtu në mes të gjithëve”-thuhet gjatë videos, të cilën Bora e ka shoqëruar me mbishkrimin: Kur je me nerva dhe vetë pyet e vetë përgjigjesh.

Menjëherë ndjekësit e saj kanë reaguar në komente, duke shprehur pothuajse të gjithë të njëjtin mendim: Kjo nuk është thjesht një video për të qeshur, por ajo vërtet po i drejtohet dikujt.

Ndërsa të tjera kanë etiketuar edhe aktorin Donald Veshaj duke i drejtuar edhe pyetjen që dëgjohet gjatë videos së Borës.

Ndërsa të tjera kanë etiketuar edhe aktorin Donald Veshaj duke i drejtuar edhe pyetjen që dëgjohet gjatë videos së Borës.

Kurse fansat e aktorit i kërkojnë atij një reagim publik pas kësaj videoje të publikuar nga Bora.

Bora i ka bërë ndjekësit të dyshojnë se dyshja po dërgojnë mesazhe publike drejt njëri tjetrit në rrjetet sociale. Dyshimet e ndjekësve reflektohen edhe në seksionin e komenteve në videon e Borës në TikTok.

revista.one/