(VIDEO) Mevlani dhe Efi, takim me qirinj e arusha, acarohen çunat e Për’puthen

(VIDEO) Mevlani dhe Efi, takim me qirinj e arusha, acarohen çunat e Për’puthen

February 1, 2022 0

Në një xhiro buzë detit, nën pamjen mahnitëse të perëndimit, Mevlani doli këtë herë me Efin, për të cilën ka shprehur pëlqim që kur u bë pjesë e këtij sezoni të “Për’puthen”.

Këngëtari nuk i kurseu komplimentet për Efin. “Ti je afër perfeksionit, defektet nuk t’i shoh”, i tha ai.

Më tej, Efi u surprizua me një darkë, por as këtë herë nuk mungon arushët, që Mevlani ua dhuroi dhe konkurrenteve të sezonit të kaluar.

Ndërkohë, Efi shprehu rezervat e saj, duke thënë se nuk është e sigurt nëse konkurrenti është real në deklaratat që bën.

Nga ana tjetër në studio pati shumë polemika. Bruno pati disa ndërhyrje si gjithmonë dhe Efi i tha se ai tashmë është në kosh.
Efi: Ti je në kosh?
Bruno: Po kur më ke pasur ndonjëherë mua ti?
Efi: Je karton i kuq.
Bruno: Jam pra.
Mevlan: Komplimente për buzëqeshjen Bruno, e ke shumë fallco.
Bruno: Të pëlqejnë buzëqeshjet e meshkujve ty mo?
Mevlan: Mbaroj, mbaroj, sidomos për atë tënden.
Efi: Bruno për këto përgjigje është i pari.

revista.one/