(VIDEO) Miku i Dua Lipës nga Kolumbia “mëson” shqipen/ J Balvin del në skenë me flamurin e Kosovës dhe thërret “Të dua”

(VIDEO) Miku i Dua Lipës nga Kolumbia “mëson” shqipen/ J Balvin del në skenë me flamurin e Kosovës dhe thërret “Të dua”

August 6, 2022 0

Në natën e dytë të “Sunny Hill Festival” që u mbajt mbrëmë (e premten) në skenë u ngjit ylli latin me famë botërore, J Balvin.

Artisti i famshëm nga Kolumbia performoi hitet e tij më të njohur ndërsa nuk munguan edhe momentet e veçanta që shënuan performancën e tij.

Në një moment gjatë perfromancës, krijuesi i hitit “In Da Getto” mbajti në duar flamurin e Kosovës teksa edhe u dëgjua të thotë: “Të dua” në shqip.

Balvin-emri i vërtetë i të cilit është Jose Alvaro Osorio Balvin njihet për hitet të shumta si : In Da Getto, Mi Gente, Agua, Rojo dhe “Un Dia” që e solli në bashkëpunim me yllin shqiptar, Dua Lipa.

Dua e cila performoi në natën e parë të festivalit ishte e pranishme në publik për të ndjekur nga afër koncertin e J Balvin dhe u pa duke bërë shqiponjën me krenari para turmës.

Ndërkohë, sot (e shtunë) në natën e tretë të festivalit performon reperi britanik, Skepta për të vazhduar në natën e fundit me DJ-në amerikan, Diplo.

revista.one/