(VIDEO) Momenti kur Dua Lipa bën Shqiponjën në skenën e “Sunny Hill”

(VIDEO) Momenti kur Dua Lipa bën Shqiponjën në skenën e “Sunny Hill”

August 6, 2022 0

Mbrëmë (të premten) ishte nata e dytë e festivalit të njohur “Sunny Hill”, i cili po mbahet në Gërmi të Prishtinës.

Edhe kjo mbrëmje solli yje të shumtë për të performuar si nga tregu ndërkombëtar ashtu edhe nga ai vendor.

Në mesin e shumë artistëve për publikun shqiptar do të performonin edhe J Balvin dhe Mahmood.

Dua Lipa, e cila elektrizoi skenën në natën e parë të “Sunny Hill”, po vazhdon të jetë e pranishme për të parë paraqitjet e këngëtarëve të tjerë.

Në një moment të publikuar në InstaStory nga motra e saj, Rina Lipa, ylli shqiptar është parë duke e bërë shqiponjën para turmës.

Krijuesja e hitit “Love Again” është shprehur e lumtur që është rikthyer sërish në vendlindjen e saj në Kosovë.

Ajo u nderua dje me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani. 

revista.one/