(VIDEO) Momenti kur Luizi goditet me shuplakë nga modelja

(VIDEO) Momenti kur Luizi goditet me shuplakë nga modelja

January 17, 2023 0

Sipas Iconstyle, kjo është videoja ku duket qartë goditja me shuplakë e Luizit nga Kejvina në shtëpinë e Big Brother.

Kthella është çuar nga vendi i saj, duke kaluar Dean dhe Bjordin dhe ka goditur me sa fuqi ka pasur mbi këngëtarin.

Ky i fundit ndonëse në një situatë të tillë nuk ka reaguar, por vetëm është përpjekur të shamnget.

Banorët e tjerë të pranishëm bënë “sehir”, ndërkohë që para tyre po zhvillohej një akt dhune fizike.

Çdo ditë e më shumë bindemi që ky edicion i “Big Brother VIP” po tejkalon çdo kufi etik, çdo kufi edukate dhe humanizmi.

Përveç gjuhës së përdorur tepër bullizuese, këto momente që transmetojnë dhunë në ekran duhet të ndalohen. Në lidhje me këtë situatë, produksioni dhe në veçanti Autoriteti i Mediave Audiovizive duhet të marrë masa sa më parë.

revista.one/