(VIDEO) Momenti kur makinat bëhen copë në Koplik! Humb jetën 45-vjeçari, plagosen 2 të tjerë! Shoqërohet në polici shoferi 20-vjeçar i ‘Benz-it’
November 1, 2021Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e quajtur pranë rotondos, në hyrje të qytetit të Koplikut, ku për pasojë humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur 2 të tjerë.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen” dhe një ‘Benz’, ku viktimë ka mbetur Durim Lushaj, 45-vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin “Volkswagen” . Të plagosur mbetën drejtuesi dhe pasagjeri tjetër i automjetit tip “Volkswagen”, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, një 20-vjeçar me inicialet E.P është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. revista.one/