VIDEO/ Serbët heqin flamujt shqiptar nga rrugët e Beogradit dhe i vandalizojnë

VIDEO/ Serbët heqin flamujt shqiptar nga rrugët e Beogradit dhe i vandalizojnë

November 2, 2021 0

Një grup të rinjsh, në Beograd, kanë vendosur që të heqin flamurin shqiptar nga rrugët e kryeqytetit.

Në një video që është publikuar në rrjetet sociale, shihet disa të rinj kanë hequr flamujt që ishin vendosur në rrugët pranë ambasadës shqiptare. Veprimit i bën jehonë edhe gazeta serbe “Alo”.

Mësohet se flamujt ishin vendosur afër ambasadës me rastin e vizitës së kryeministrit Rama në Beograd në datat 3 dhe 4 nëntor, ku do të mbahet takimi i radhë për  “Open Balkan”.

Videon e kanë postuar vetë të rinjtë, ku në tokë shihen dhe flamujt kuq e zi. Madje në një moment shihet se të rinjtë i vënë flakën flamurit shqiptar.

Një grup tjetër të rinjsh postonin foto duke i shkelur këta flamuj. Nuk ka ende një reagim zyrtar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. revista.one/