(VIDEO) Mozzik prishi miqësinë me NOIZY-n, por Loredana harbon me shoqet duke kënduar ‘Nuk kanë besu’
July 18, 2022Mbrëmjen e djeshme Loredana Zefi ka festuar me mikeshat e saj duke kërcyer me këngët e Noizyt. Një nga mikeshat e saj ka ndarë një video ku shihen duke kënduar ‘Nuk kanë besu’ teksa ka etiketuar edhe Noizyn. Ky i fundit e ka rishpërndarë videon në llogarinë e tij në Instagram.
Veprimi i Loredanës ka marrë goxha vëmendje dhe nga një pjesë e njerëzve shihet si një mbështetje ndaj Noizyt dhe ironi ndaj ish-partnerit të saj. Të tjerë janë të mendimit se videoja nuk ka lidhje me marrëdhënien e Mozzik dhe Noizyt.
Ditën e djeshme fansat vunë re se dy reperët kanë fshirë bashkëpunimin muzikor të titulluar “Bonjour Madame”. Kënga ka qenë në kanalin e YouTube të Mozzik dhe ka gjasa që të ketë qenë pikërisht ky i fundit ai që ka vendosur të fshijë projektin e tyre të përbashkët duke konfirmuar atë që përflitet prej kohësh: dy reperët nuk janë më miq. Për më tepër ata kanë fshirë edhe postimet e tyre me njëri- tjetrin në rrjetet sociale.
Një muaj më parë Noizy bashkëpunoi me ish-partneren e Mozzik, Loredana, me të cilën solli një këngë me titull ‘Heart Attack’. Në të njëjtën ditë u lançua dhe bashkëpunimi i Mozzik me Butrint Imerin dhe Tayna-n me titullin “Pare”. Artistët u duk se u vunë në një garë me njëri-tjetrin se kush do merrte më shumë klikime. “Mos harroni diçka… Shohim se kush është trending në vendin e parë. Trending nuk blihet”– shkroi Noizy në një status duke nënkuptuar se Mozzik kishte blerë klikime.
revista.one/