(VIDEO) Ngacmoi një vajzë tek resorti në Tiranë, 10 djem godasin të riun, njerëzit filmojnë dhe nuk i ndajnë

(VIDEO) Ngacmoi një vajzë tek resorti në Tiranë, 10 djem godasin të riun, njerëzit filmojnë dhe nuk i ndajnë

July 1, 2022 0

Një sherr ka ndodhur në një nga resortet më në zë në periferi të Tiranës. Në pamjet e publikuara nga Pamfleti shihet se thuajse 10 të rinj i sulen një tjetri me grushte e shkelma. Ata e godasin të gjithë bashkë dhe më pas e shtrijnë buzë pishinës së resortit për të vijuar me sulmin.

Gjithçka ka ndodhur për ngacmimin e një vajze që po pushonte në resort. E reja është ngacmuar sistematikisht nga djali që dhunohet në video. Edhe pse vajza, bija e një personi në fushën e drejtësisë e ka refuzuar djalin, i riu ka këmbëngulur e kjo gjë ka sjellë reagimin e të afërmve e miqve të të resë. Ndërkohë asnjë i pranishëm nuk ndërhyri t’i ndante, por vetëm filmonin dhunën.