VIDEO/ Pamje të rënda nga Elbasani, momenti kur 50-vjeçarja fluturohet në ajër nga Opeli

VIDEO/ Pamje të rënda nga Elbasani, momenti kur 50-vjeçarja fluturohet në ajër nga Opeli

January 31, 2022 0

Një aksident i rëndë ka shkaktuar vdekjen e 50-vjeçares Lefteri Binjaku pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik.

Një makinë tip “Opel” i cili udhëtonte me shpejtësi ka përplasur 50-vjeçaren teksa kalonte rrugën, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Siç shihet në video, 50-vjeçarja po kalon rrugën, teksa makina e ka goditur duke e ngritur në ajër.

Pavarësisht se tentoi të manovronte, drejtuesi i mjetit, 36-vjeçari me iniciale E.M. nuk ka mundur të evitojë Lefteri Binjakun.

Menjëherë pas aksidentit, i riu është larguar nga vendngjarja. Pas disa minutash, policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit. Rezultoi se i riu e kishte fshehur automjetin e tij në garazhin e një banese. revista.one/