VIDEO-Plas keq mes çunave të Për’puthen, Blerimi kërcënon Atdheun, pasi ky i dogji fotografinë

VIDEO-Plas keq mes çunave të Për’puthen, Blerimi kërcënon Atdheun, pasi ky i dogji fotografinë

July 21, 2021 0

Dy ish-konkurrentët e “Përputhen”, Blerimi dhe Atdheu gjithmonë me njëri-tjetrin kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar, si brenda ashtu dhe jashtë emisionit.

“Molla e sherrit” mes dy çunave asoj kohe ishte Antonela, pasi Atdheu u rikthye në emision vetëm për të, veprim i cili nuk i pëlqeu aspak Blerimit.

I ftuar së fundmi në një emision, ku duhet të komentonte personazhet e “Përputhen”, Atdheu dogji foton e Blerimit.

Ky veprim i Atdheut nuk është pritur fare mirë nga Blerimi i cili ka reaguar i revoltuar në rrjetet sociale. Në një video të publikuar ai kërcënon Atdheun, duke u shprehur se do i djegë shpirtin.

“Ai bishti i zi që edhe çehren nuk e ka të shqiptarit, e kishte djegur foton time. E di që ai vdes me më djeg mu se ka tentuar nëpërmjet produksionit dhe një prej konkurrenteve. Unë dua ta pyes se si është ndjerë kur dy shokët tonë e kanë tërhequr nga motori dhe gati sa nuk e ka bërë në b**** prej tyre? Dua të them diçka, unë foto nuk di të djeg, por shpirtin po. Mbaje mend këtë!”, thotë Blerimi shumë i revoltuar.

revista.one/