(VIDEO) Policia ndëshkon dasmorët nga Laçi, u bllokon makinat luksoze

(VIDEO) Policia ndëshkon dasmorët nga Laçi, u bllokon makinat luksoze

August 24, 2021 0

Policia e Lezhës ka proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh, të cilët penguan lëvizjen e lirë të makinave të tjera, duke bllokuar rrugën gjatë një ceremonie martesore. Gjithashtu, autoritetet kanë bllokuar 4 automjetet e tyre si dhe i kanë vendosur gjobë drejtuesve. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”.

Sa i përket personave të arrestuar ato janë: G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në disa media, ku shfaqeshin disa drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar për disa momente lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera dhe duke prishur rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë, shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve”, njoftoi policia.

revista.one/