(VIDEO) Pritja e ëmbël e moderatores, Joni zbulon gjininë e fëmijës së Arbana Osmanit

(VIDEO) Pritja e ëmbël e moderatores, Joni zbulon gjininë e fëmijës së Arbana Osmanit

July 5, 2022 0

Arbana është në pritje të një vajze? Duket se këtë gjë e konfirmoi djali i moderatores, Joni. Teksa po shijon pushimet në Firenze, Arbana ndau me ndjekësit një videp në Instastory, ku ishte së bashku me partnerin dhe dy djemtë e saj. Në një moment Joni thotë: “Ja në Firenze me motrën”, ndërsa përkëdhel barkun e moderatores.

Së fundmi moderatorja ka ndryshuaredhe look-un e saj duke errësuar ngjyrën e flokëve dhe duke i shkurtuar. Kjo u vu re nga një foto e postuar në Instagram ku moderatorja shfaqet krahë djalit të saj teksa janë gati për tu nisur për udhëtim.

Kujtojmë se përgjatë gjithë shtatzanisë së saj, prezantuesja ka tentuar që ta fshehë barkun në daljet e saj si në rrjete sociale, ashtu edhe në media. Ndonëse deklaroi që në natën finale të “Big Brother” se ishte në pritje të ëmbël, Arbana ka preferuar që të jetë aktive në rrjet, por pa e vënë fokusin te barku i saj i rrumbullakosur.

revista.one/