(VIDEO) Publikohet kënga zyrtare e Kampionatit Botëror Katar 2022, “Hayya Hayya (Better Together)”

(VIDEO) Publikohet kënga zyrtare e Kampionatit Botëror Katar 2022, “Hayya Hayya (Better Together)”

April 1, 2022 0

Është vendosur tashmë zyrtarisht kënga shoqëruese e Kampionatit Botëror 2022.

“Hayya Hayya (Better Together)” është titulli i këngë zyrtare “Katari 2022” e interpretuar nga: Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha, shkruan FIFA.

Strategjia e argëtimit u konceptua për të krijuar lidhje novatore dhe domethënëse midis tifozëve të futbollit, entuziastëve të muzikës, lojtarëve, artistëve dhe lojës dhe këngëve që të gjithë i duan.

Trinidad Cardona

Kombinimi i yllit amerikan Trinidad Cardona, ikonës së Afrobeats, Davido dhe sensacionit të Katarit, Aisha, kap frymën e Kampionatit Botëror 2022 dhe strategjinë e FIFA Sound duke bashkuar frymëzimin nga e gjithë bota.

“Duke bashkuar zëra nga Amerika, Afrika dhe Lindja e Mesme, kjo këngë simbolizon sesi muzika – dhe futbolli – mund të bashkojnë botën”, tha Shefi Tregtar i FIFA-s, Kay Madati.

Davido

“Si pjesë e strategjisë së rinovuar muzikore të FIFA-s, kolona zanore me shumë këngë do t’i sjellë fansat e pasionuar më afër frymës së Kampionatit Botëror se kurrë më parë”, shtoi ai. Duke u mbështetur në ndikimet zhanreve R&B dhe ‘reggae’, kënga mishëron emocionin e një gare futbolli që do të ndriçojë botën më vonë këtë vit.

Aisha

Kënga është e para në një përzgjedhje të këngëve zanore që do të dalin në valët e transmetimit gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa pritjet rriten në prag të fillimit të Kampionatit Botëror që nis më 21 nëntor 2022.

Është hera e parë që kolona zanore e turneut do të shfaqë një koleksion me shumë këngë, me artistë ndërkombëtarë që shfaqin zhanre të ndryshme muzikore që shtrihen në të gjithë botën, duke vendosur tonin për një festë vërtet globale.

“Hayya Hayya (Better Together)”, publikuar në treg nga Def Jam Recordings dhe prodhuar nga RedOne, po transmetohet kudo tani përmes platformave: YouTube, Spotify, Apple Music, Shazam e të tjera. revista.one/