(VIDEO) Reperes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Vjenë, ndërhyn sigurimi

(VIDEO) Reperes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Vjenë, ndërhyn sigurimi

March 27, 2022 0

Melinda Ademi së fundmi ka performuar në një koncert në Vjenë, ku ka argëtuar shqiptarët e diasporës që ndodhen atje, ku një ngjarje e pakëndshme mes tjerash mori vëmendjen në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një moment ku reperja me prejardhje nga Mitrovica i zgjatë dorën turmës së fansave për t’i përshëndetur ata, por ata e tërheqin.

Duke ia mbajtur dorën peng për pak sekonda dhe duke mos e lejuar të lëvizë lirshëm, reperja Ademi u detyrua që t’ua bëjë me dije truprojave të sigurimit për t’i dalë në ndihmë.

Në video mund të shihet se si truprojat afrohen në skenë te turma e fansave, duke shikuar me nervozizëm pas momentit kur ata e lëshuan dorën e rap-artistes. Pak sekonda pasi mori veten nga ngjarja e pakëndshme, Melinda vazhdoi me interpretimin e këngës “X5”, të cilën po interpretonte në momentin kur u shënua incidenti. revista.one/