(VIDEO) Rita Ora në një vaskë pink, para se të futet në mes të bletëve për të mbledhur mjaltë

(VIDEO) Rita Ora në një vaskë pink, para se të futet në mes të bletëve për të mbledhur mjaltë

September 28, 2022 0

Dhe Rita Ora nuk i la thuajse asgjë imagjinatës teksa publikoi një sërë fotografish nudo në Instagramin e saj të mërkurën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 31 vjeçe, ua shpejtoi pulsin fansave teksa fshehu me kujdes pjesët e saj intime, në kohën kur po lahej në një vaskë gjigante me ujë ngjyrë rozë.

Ajo mblodhi duart mbi gjoks dhe kryqëzoi me kujdes këmbët teksa pozonte për setin e fotografive të publikuara në Instagram.

Rita shfaqi figurën e saj të bujshme të trupit dhe i largoi flokët e saj të lagura nga fytyra, për të vënë në pah pamjen pa makijazh.

Një fotografi tjetër tregoi bukuroshen me shpinë të kthyer – duke tërhequr vëmendjen me tatyazhet e saj, ndërsa relaksohej në vaskën e madhe me shumë ujë.

Fotografitë e fundit të shqiptares përfshinin gjithashtu një imazh të saj duke pirë një gotë të madhe verë.

Rita u pa gjithashtu me një kostum profesional bletësh teksa merrte pjesë në procesin e hapjes së koshereve dhe mblidhte pak mjaltë.

Ajo shkroi në mbishkrimin e këtyre fotografive në Instagram: “Banja rozë, verë, bletë dhe gjëra”.

revista.one/