(VIDEO) Romeo ka bërë ‘çmendurinë’ e radhës për Donaldin – një ditë para finales së BBV

(VIDEO) Romeo ka bërë ‘çmendurinë’ e radhës për Donaldin – një ditë para finales së BBV

February 17, 2022 0

Një ditë para finales së madhe të Big Brother VIP, Romeo Veshaj ka vazhduar me mbështetjen e madhe për vëllanë e tij binjak, Donaldin.

Aktori ka mbledhur dhjetëra motoristë me bluza me mbishkrimin “Unë jam Donaldi”, me të cilët është nisur drejt qytetit të Vlorës për të pritur shpalljen e fituesit. Romeo, i cili po i bën promocionin më të mirë binjakut të tij, ka shpërndarë disa video në rrjetet sociale nga kjo ngjarje.

Nuk mungon edhe mbështetja nga qyteti i Vlorës, ku këto ditë është vënë një pankartë me mbishkrimin: “Donald, Vlora është me ty”.

Kjo është vetëm një nga ‘çmenduritë’ e shumta që ka bërë Romeo për Donaldin gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother, duke i përfshirë parashutat, karafilat, pankartat dhe helikopterin.

Finalja e Big Brother VIP mbahet të premten mbrëma, ndërsa krahas Donaldit për çmimin e madh konkurrojnë edhe Ilir Shaqiri, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira. revista.one/