(VIDEO)  Ronela Hajati surprizon me këngën e parë në gjuhën italiane, publikohet më 1 korrik

(VIDEO)  Ronela Hajati surprizon me këngën e parë në gjuhën italiane, publikohet më 1 korrik

June 24, 2022 0

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka paralajmëruar se do të publikojë për herë të parë një këngë në gjuhën italiane. Ajo ka prezantuar një pjesë të videoklipit, i cili do të lancohet i plotë më 1 korrik.

“Kjo është duke ndodhur dhe mezi po pres të ju tregoj më shumë këto ditë”, ka shkruar Ronela krahas momentit të shkurtër nga klipi.

Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në hapësirën për komente, fansat e së cilës besojnë se do të pëlqehet nga publiku.

Kujtojmë që sivjet Ronela ka qenë prej muajsh në Itali, pasi përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2022”, ku u komentua pafund për performancën.

revista.one/