(VIDEO) Saimir Pirgu në krah të vajzës së Luciano Pavarottit në eventin amerikan

(VIDEO) Saimir Pirgu në krah të vajzës së Luciano Pavarottit në eventin amerikan

August 26, 2022 0

Saimir Pirgu ishte tenori i vetëm • jo vetëm shqiptar, por ndër te gjithë tenorët në glob • i ftuar në ceremoninë prestigjoze amerikane në Hall of Fame, Hollywood..

Legjenda e muzikës klasike, Luciano Pavarotti u nderua mbrëmjen e kaluar në LA me “Yllin” e tij në “Walk of Fame” krahas emrave më të mëdhenj të globit.

Në këtë ceremoni e ftuar ishte edhe vajza e Pavarotit, Christina Pavarotti, e cila u shfaq duke pozuar krah tenorit shqiptar si shoqërues i saj në një event gala.

“Të përulem me adhurim përjetë, Mjeshtër!”, – shkruan Pirgu në postimin e tij në Instagram. “Këtë ditë gushti bota dëgjoi zërin e Zotit!”

Postimi i plotë:

“Fryma e tij
Teksa ecja drejt vendit tempull, ku do inaugurohej ylli i Luciano Pavarotti-t.. (më radianti mes asaj yllësie…), përkrah vajzës së tij, Christina Pavarotti, ndieva ato çaste të më pushtojë një forcë e çuditshme, prej së larti, si erë hyjnore… M’u bë sikur eca mbi një shtrojë qiellore përkrah Luciano Pavarotti-t, si përkrah vetë Zotit, nën zërin e tij mahnitës që e mbuloi kryefund Los Angeles-in dhe u shtri përtej në univers… Të përulem me adhurim përjetë, Mjeshtër! Këtë ditë gushti bota dëgjoi zërin e Zotit!”,

revista.one