(VIDEO) Shoferja përfundon me makinë mbi trotuar, 4 këmbësorë të plagosur tek “Kodra e Diellit” në Tiranë, mes tyre dhe një fëmijë

(VIDEO) Shoferja përfundon me makinë mbi trotuar, 4 këmbësorë të plagosur tek “Kodra e Diellit” në Tiranë, mes tyre dhe një fëmijë

August 15, 2022 0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në afërsi te “Kodra e Diellit”, ku një makinë me drejtuese një 29-vjeçare ka aksidentuar tre këmbësorë në trotuar.

Sipas policisë, mjeti i drejtuar nga 29-vjeçarja D.G ka dalë nga rruga duke përplasur këmbësorët B. H 60 vjeç, V. H 57 vjeçe dhe A. T 27 vjeçe dhe një fëmijë. Të gjithë ndodhen nën kujdesin e mjekëve të spitalit Ushtarak. Por burime nga vendngjarja flasin edhe për plagosjen e një fëmije.

revista.one/