(Video) Shpërthen fabrika e tullave në Maminas, flakët dhe tymi errësojnë qiellin

(Video) Shpërthen fabrika e tullave në Maminas, flakët dhe tymi errësojnë qiellin

May 28, 2021 0

Një fabrikë tullash është përfshirë nga flakët gjatë paradites së sotme në Maminas. 

Mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha dhe si pasojë e flakëve tymi i zi ka përshkruar të gjithë zonën.

Deri tani mësohet se nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha. Dyshohet se brenda kanë qenë 8 punonjës, por punonjësot e zjarrfikëses dhe efektivët e policisë kanë arritur që t’i evakuojnë.

“Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas,  Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët kanë avakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve  të  rënies së zjarrit”,– njofton policia. revista.one/