Video, “Shqiponjat” nxjerrin të moshuarën nga apartamenti që po digjej

Video, “Shqiponjat” nxjerrin të moshuarën nga apartamenti që po digjej

June 15, 2021 0

Efektivët e repartit Shqiponja të Tiranës, kanë shpëtuar një të moshuar e cila ndodhej brenda apartamentit të saj që kishte shpërthyer në flakë në kryeqytet. 

e moshuara ishte asfiksuar brenda në shtëpi, dhe dera kryesore ishte e mbyllur.

Kanë qenë efektivët e këtij reparti që janë detyruar të thyejnë me forcë derën dhe e kanë gjetur pa ndjenja brenda në shtëpi, por me shenja jete. Në këto kushte, kur kanë konstatuar se 75 vjeçarja ishte ende në jetë, “Shqiponjat” e kanë marrë në krah për 5 kate dhe e kanë dërguar me ambulancë drejt QSUT-së.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit”, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. revista.one/