VIDEO/ Stresi këndon për Luizin këngën “Mos u dorzo”

VIDEO/ Stresi këndon për Luizin këngën “Mos u dorzo”

March 27, 2023 0

Teksa ka performuar në një nga klubet e Tiranës, Arkimed Lushaj iu ka bërë sërish thirrje fansave të tij të mbështesin Luizin në Big Brother VIP.

Teksa po performonte këngën e tij “Mos u dorëzu”, ai ia dedikoi këtë konkurrentit të “Big Brother VIP Albania”.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi e mbështet publikisht Luizin. Edhe kur sapo doli nga shtëpia e “BBVK” ai iu kërkoi të gjithëve të votonin artistin nga Shkodra.

“I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë. Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”, u shpreh Stresi.

Sakaq kujtojmë që Arkimedi qëndroi plot 103 ditë brenda shtëpisë së “BBV” duke fituar kështu 160 mijë euro nga çmimi final.