(VIDEO) Surprizë, martohet Ronela Hajati, ja çfarë fustani do të veshë dhe cilët janë të ftuarit

(VIDEO) Surprizë, martohet Ronela Hajati, ja çfarë fustani do të veshë dhe cilët janë të ftuarit

June 21, 2022 0

Prej disa ditësh artistja ka nisur xhirimet për këngën e saj të re. Në postimet në Instagram, Ronela është shprehur ky projekt është kënga e saj e preferuar dhe kaq mjaftoi që të gjithë ta presim me padurim.

Ndërkohë ditën e sotme Ronela na ka zbuluar pak nga videoklipi dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe: vjen sërish me diçka të veçantë.

Në videot e publikuara kuptohet që një nga sekuenca e klipit do të jetë “dasma e Ronelës”. Ndryshe nga se jemi mësuar, në këtë dasmë jo vetëm të ftuarit po edhe vetë nusja do të jetë e veshur totalisht me të zeza. Nuk e dimë nëse dasma do të jetë në fakt një “ditë zie” për një dashuri të përfunduar apo “nusja me të zeza” është moda më e re nga Ronela.

Pjesë e këtij videoklipi do të jenë edhe emra të njohur, njëkohësisht miq të këngëtares si Niko Komani apo Sara Kolami.

Teksa na duhet të presim edhe pak ditë për ti zbuluar të gjitha, më poshtë gjeni videot gjatë këtyre xhirimeve.