(Video) Teuta kampione e Shqipërisë pas 27 vitesh!

(Video) Teuta kampione e Shqipërisë pas 27 vitesh!

May 26, 2021 0

Teuta e Durrësit është kampione e Shqipërisë për herë të dytë në histori, por për herë të parë në foto-finish. Pas 1994-ës të largët, “djemtë e detit” ia dolën të ngjiten në majën më të lartë të futbollit shqiptar, në një sezon të luftuar deri në fund dhe që u vendos vetëm nga diferenca e golave. Ndeshja e fundit ndaj Apolonisë, e fituar 6-1, ishte fundi i një kampionati, të cilin Teuta e kërkoi që në fillim të sezonit dhe 3 golat e Bregut, i pari në këtë kampionat i kapiten Arapit, firma e Lorenco Vilës nga dy hapa dhe goli i plakut në shtesë, bënë të pavlerë dhe një magji të Mihanës, por njëkohësisht dhe suksesin e Vllaznisë ndaj Laçit. revista.one/