(VIDEO) Tifozët e Feyenoord-it bëjnë për spital qytetarin në Tiranë, 8 veta shoqërohen në polici

(VIDEO) Tifozët e Feyenoord-it bëjnë për spital qytetarin në Tiranë, 8 veta shoqërohen në polici

May 24, 2022 0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Në zonën e quajtur “9 katshet”, ka pasur një përplasje mes tifozëve holandez dhe një qytetari. Sipas informacioneve paraprake qytetari është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Thuhet se holandezët kanë qenë të dehur kur kanë rrahur qytetarin.

Policia e Shtetit ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Tiranë, duke bërë me dije se i dëmtuar ka mbetur shtetasi 45-vjeçar me inciale A.G.

45-vjeçari u konfliktua me disa tifozë në gjendje të dehur. Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndëkohë që policia ka shoqëruar 8 persona në lidhje me ngjarjen. “Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë.”, sqaron policia.

Ndeshja finale e Conference League Roma-Feyenoord do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00, ndërsa disa rrugë të Tiranës do të jenë të bllokuara për lëvizjen e makinave.